Shpëtimi Idrizi në News 24

Nga biseda e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi me gazetarin Bashkim Hoxha në News 24

– Jemi në moment të rëndësishëm për t’u ndarë nga tranzicioni i tejzgjatur, dhe kushtet që Shqipëria të kthehet në ekuilibër demokratik. Ekonomia mos jetë në duart e 5 personave, apo 5 miqve të Ramës.

– Fushata është dinamike. Qytetarët janë vërtet të irrituar. Qytetarët kanë frikë nga qeveria. Kur vjen qeveria në pushtet me vota të vjedhura, pa konceptin e shërbesës, atëhere këto probleme ndodhin. Një ndër krizat është rrjedhja e madhe demografike. Shqipëria ka qenë në vitet ’90, 4 milion, sot jemi 2 milion e 700 mijë. 600 e ca mijë i kemi pensionistë. Është grabitur pasuria publike. Ne flasim që duhet të kemi një qeverisje për t’i shërbyer qytetarëve, më vjen keq, por qytetarët paguajnë për t’u futur në punë, për shkollë, për legalizime. Të gjitha hallet duhet t’i paguajnë.

– Oferta e parë dhe më e rëndësishme ka të bëjë me faktin që çdo njeri që vjen në pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve. Për të vendosur një ekuilibër demokratik. Nuk jemi ndarë ende nga tranzicioni. Na shfaqen autoritaristë, që e kthejnë pushtetin në regjim.

– Fatkeqësisht jemi vend që nuk prodhojmë asnjë gjë. Shqipëria nuk konkurron me asnjë gjë, jemi një vend që jetojmë me remitanca, trafiqet e paratë e emigrantëve. Duhet të kthejmë resurset e këtij vendi e të rrisim shpresën. 90% e qumështit në Shqipëri vjen nga Serbia. Por aty janë të subvencionuar. Shqipëria duhet të vendosë barriera për produktet e subvencionuara që shiten nën kosto.

– Programi i opozitës është shumë i mirë, me ekonomi, me taksa të ulëta. Ajo që është më kryesorja në vokacionin e PDIU-së, çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Ne e kemi parë Çështjen Çame si çështje përbashkuese. Besoj dhe mendoj, ne duhet t’i kthehemi identitetit tonë, ajo që na bën bashkë është gjuha, kombi, atdheu, flamuri.

– Çamëria është për ne e gjithë shqiptarët krenari. Jemi munduar vazhdimisht, shumë, që ne të shtyjmë përpara kauzën. Mund të kujtoj faktin e Rezolutës në Parlament. Në 2004 kishim rënë dakord për rezolutën, dhe anëtarët e shoqatës u rrahën në dyert e parlamentitn shqiptar, a thua se kishin shkuar në parlamentin grek.Po ashtu Varrezat Monumentale në Kllogjër. Shenjë kujtese që kjo gjë mos përsëritet më në këtë Ballkan të trazuar. Po ashtu edhe kundërshtimi i censusit, me vetdeklarim. Ishin amendamentet e PDIU-së që ndaluan që të dilnin grekë në jug. Greqia donte të shtonte minoritetet në jug. Mund të rreshtojmë faktet, që isha i vetmi që kundërshtova raportit e Dick Marty, për një arsye shumë të thjeshtë, e mendoja shumë mirë çfarë ndodhte me shqiptarët e Çamërisë, se si shtete të mëdha përmbysin të vërtetat e mëdha. PDIU e bëmë një parti të rëndësishme, prej 12 vitesh parti e katërt. Kemi qenë me deputet dhe kryebashkiakë.

– Basha i vetmi që ka nënshkruar një marrëveshje në 10 vite për Çështjen Çame. Duke marrë angazhime konkrete, siç ështa zgjidhja e çështjeve pronësore. Sa herë e kemi pasur përballë Ramën, krijoi një parti çame, ne dolëm me 5 deputetë. I grabiti deputetë në 2017, në Tiranë e Vlorë nga PDIU. Por po ju them, Rama ka ikur, PS do të çlirohet. Rezultat i i PDIU me djem dhe vajza do të jetë shumë i mirë.