Klubi i Patriotëve të Rinj
Klubi Patriotëve të Rinj (KPR) është krahu rinor i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Që prej themelimit në vitin 2009 KPR-ja ka bërë bashkë të rinj energjikë dhe patriotë, që janë bërë zë i zgjimit të ndërgjegjes patriotike, por dhe i zgjidhjes së problematikave rinore.
KPR është ndër forumet rinore që ka hedhur themelet e krijimit të Kuvendit Rinor Mbarëkombetar Shqiptar, në të cilin përfaqësohen organizata rinore dhe forume politike nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Patriotët e Rinj njihen ndër të tjera për nismën ndërgjegjësuese “Mos ik!”, përmes së cilës iu bënin thirrje të rinjve të mos largoheshin nga Shqipëria, por të merrnin në dorë fatet e vendit për të sjellë ndryshimin që të gjithë presim.
Lider i KPR-së është Albano Idrizi.