PDIU përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky është një avancim i aspiratës së kahershme të shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Kjo është një fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve.
PDIU bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, referomën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet.