Kryetari

Shpëtim Idrizi lindi në Tiranë më 7 korrik 1967, në një familje me tradita patriotike. Përpara se bëhej kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në vitin 2011, ai kishte qenë në pozicione të rëndësishme qeveritare duke filluar nga qershori i vitit 1991, vit në të cilin ishte diplomuar nga Universiteti i Tiranës për Administrim Biznesi.

Më pas kishte shërbyer si Shef Kabineti i zyrës së zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Financave. Më pas për dy vjet kishte shërbyer në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit deri në vitin 1994. Përgjatë viteve 1994 – 2002 kishte qenë administrator i një kompanie private. Nga viti 2002 ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në dhjetor të vitit 2003 kishte qenë drejtor i përgjithshëm i doganave dhe në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ai ishte zgjedhur si deputet në Kuvendin e
Shqipërisë.

Gjatë vitit 2015, si kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi u zgjodh në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.