Shpëtim Idrizi takim me qytetarët në Durrës

Kapja e pushteteve nga Rama rrënoi ekonominë, varfëroi shqiptarët.Votat PDIU do të nxjerrin Ramën në opozitë.Shpëtim Idrizi ka vijuar në Durrës turin e takimeve elektorale me qytetarët. Përpara qytetarëve të shumtë dhe anëtarëve të komunitetit çam, Idrizi ka mbështetur kandidatin e PDIU për deputet, Floran Tahiri, duke ftuar qytetarët që të votojnë numrin 9, koalicionin opozitar dhe numrin 10, në listën e Durrësit.

“Ne duhet të kuptojmë që ky përqendrim pushteti në një dorë e ka sjellë vendin në krizë shumë të madhe ekonomike, sociale, demografike dhe krizë në ekuilibrat politikë. Ne sot shohim që kemi një shtet që nuk i ka frikë qytetarët, por shohim qytetarë që kanë frikë shtetin e tyre sepse qeveria vjen me vota të inkriminuara, me vota të basofonëve të errëta qoftë edhe këtu në Durrës dhe që sigurisht është ajo që nuk e ka frikë qytetarin. Një nga krizat më të mëdha që ka Shqipëria sot, është kriza demografike, një krizë shumë e madhe njerëzore, 450 mijë shqiptarë kanë lënë vendin 4 vitet e fundit. Kemi qenë 4 mln në 1990 me moshë mesatare 26 vjeç, sot jemi 2.7, ose edhe më pak, mosha mesatare 46 vjeç. Kjo është një dramë shumë e madhe”, tha Idrizi duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ngritën në sistem korrupsionin, aq sa sipas KLSH, abuzimet me fondet në 8 vite kapën shifrën e 7.7 mld euro, sa një buxhet e gjysmë.

Etiketon e flet si me qenë llaxorja e Tiranës (nuk e di kë keni pasur ju këtu në Durrës) dhe pasi e bën këtë gjë, nuk le llaf pa thënë, sa thua ore, ça është ky?, pasi i ka marrë të gjithë nëpër gojë, një ditë të bukur thotë: “Dëgjo, a e bëjmë bashkë qeverinë nesër?” Sepse ky njeri bashkë me pushtetin po humb edhe dinjitetin njerëzor. Kjo është arsyeja pse në 25 prill, e shohim në sondazhe, e shohim kudo, takojmë përditë njerëz, nuk gjej një njeri që të mos thotë ky duhet të ikë, dhe kjo bëhet në radhë të parë për t’i dhënë shpresë vendit.

Nuk ka një bilanc pozitiv, nuk ka një premtim të mbajtur.I shihni edhe sulmet ndaj nesh, e dini pse? Sepse votat e PDIU-së duke qenë në qarqe çifte siç jemi edhe këtu në Durrës, o sjellin 5 mandate këtu ku jemi, ose çonin 8 nga krahun tjetër, pikërisht për ato 76 mijë votat që ne ju thamë. Sepse pemës me kokrra i gjuhet dhe Rama e di shumë mirë forcën tonë, prandaj edhe tenton të fusë duart brenda nesh. Prandaj ia them këtu nga Durrësi, edhe një javë ka mbetur, votat e PDIU-së edhe çamëve do të të nxjerrin në opozitë dhe në stolin e turpit të historisë, mbajeni mend këtë gjë”

Videon mund ta shihni në lidhjen e mëposhtme: