Shpëtim Idrizi në Vizion +
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar këtë të premte në Spotlight nga Alban Dudushi, ku ndër të tjera u shpreh:
- “Të gjithë i kanë dashur votat e PDIU-së, por nuk e kanë dashur Çështjen Çame. Kjo çështje do t’i bënte mirë politikës shqiptare, çdo njeriu që ulet në institucionet e shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, të cilat nuk mbarojnë, as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm mund të vazhdojnë pafund”.
- “Po negociojmë për PDIU-në për të bërë një koalicion të përbashkët, nisur nga qëllimi, që në 25 prill ne t’i japim vendit një mazhorancë solide për të vendosur në ekuilibër institucionet dhe demokracinë në Shqipëri dhe sigurisht edhe ekonominë shqiptare”.
- “Në marrëveshjen me PD-në çdo gjë fillon dhe mbaron me Çështjen Çame. Ky është i vetmi document, që në 10 vjet si kryetar i PDIU-së (shfaq dokumentin) ka firmosur një kryetar i një partie politike me PDIU-në. As zoti Berisha nuk firmosi një marrëveshje me PDIU-në, as Rama…”
- “Por, nuk kemi asnjë lidhje me Dulen e vogël, kemi hallin e “Dules” së madh, i cili është Rama, që i ka bërë shumë lëshime Greqisë duke ndjekur agjendën greke karshi Shqipërisë, ndërsa nuk ka bërë asnjë hap për të çuar përpara agjendën shqiptare”.
- “Rama e futi për herë të parë Çështjen Çame në programin qeverisës në vitin 2013, gjë që nuk ekziston më në programin e qeverisë në vitin 2017. Pra, ne nuk kemi ikur në 2017-ën, ne na përzunë, bashkë me Çështjen Çame”.
Ndiqni intervistën e plotë: