Mesila Doda: Rama erdhi në pushtet me bandat e po ikën me bandat
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka deklaruar në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në ABC Neës u shpreh se Edi Rama erdhi në pushtet me bandat dhe po ikën nga pushteti sërish me ato.
- Ngjarja e Elbasanit kërkon që të ketë përgjegjës për veprime dhe mosveprime. Edi Rama erdhi në pushtet me banditë dhe po ikën nga pushteti me banditë. Këto janë përpjekjet e fundit të një njeriu që ka përdorur bandat. Vota është e shenjtë dhe të mos guxojë asnjëri në asnjë qytet të blejë vota.
- Brenda tre ditësh kemi hasur skandale që do kishin shkatërruar çdo qeveri në glob. Nuk e di ku e gjen kurajon SPAK të kërkojë hetim ndaj gazetarëve që nxjerrin lajmet. Kryeministri del dhe thotë ne ju shohim dhe e dimë se çfarë do bëni. Kush është ky që na kontrolloka 360 gradë. Shqiptarët nuk do intimidohen me 5 rrugeçër bandash.
- Ne jemi një alternativë e shkëlqyer për ta sjellë këtë vend në normalitet. Shqiptarët janë të ezauruar. Programi i PD-AN është një program për taksa të ulëta për shtetin e vogël, dhe vektorin social që është i domosdoshëm në këto kushte të ikjes së të rinjve dhe të rejave. Nuk themi që do e bëjmë Shqipërinë Zvicër, por do e kthejmë në normalitet.