Idrizi: paralajmëruam fondet e zeza në media, presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë
Deklarata për media e Shpëtim Idrizi:
Sot skenari i blerjes së nje pjese të mediave dhe opinionistëve
nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke.
Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të
shqiptarëve.
1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të
cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i
paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.
Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht
çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrëveshjen e detit, të
varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj
shqiptarëve të çamërisë.
Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm
të vërtetën kur ju paralajmëruam për aktet e dënueshme, për
blerjen e një pjese të mediave shqiptare, e ku disa individë gjoja
të paanshëm vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për
shqiptarët e Çamërisë.
Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit
ekzekutoheshin mandatet e PDIU-së, që në Parlamentin e
Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatë u
votuam nga 76 mijë Shqiptarë, me një qëllim të vetëm:
“Çamëria mos të ekzistojë”.
2
Sot Athina I ka duart fort brenda në politikën shqiptare.
Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athinës, e kishim
fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë janë bërë
vasalë të Athinës dhe kanë frikë për pushtetin e tyre.
Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme
të Shqipërisë dhe na ka kërcënuar në rrugën tonë drejt BE-së,
asnjë nga Qeveritarët tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht.
Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm
komunitetin Çam jo në Kohën e Komunizmit por sot.
Kur ne rrihemi, vidhemi, stigmatizohemi se kërkojmë të drejtën
tonë, një pjesë e mediave tallet e i shërben me zell relativizimit
të Çështjes Çame.
Ne ngremë zërin për marrëveshjen e toponimeve ku 700 pleq
Çam detyrohen të ndërrojnë vendlindjet, prap heshtje …
Ne ngremë zerin për ligjin e minoriteteve ku Shqipëria u bë me
9 minoritete e zonat minoritare greke zgjerohen nga Finiqi e
Dropulli, në Himarë e kudo prap heshtje.
Në ngremë zërin kur ndërtohen Varrezat e ushtarëve grekë për
turpin tonë, e asnjë s’flet, se është humane thonë e shkruajnë.
Po një varrezë për mijëra Shqiptarë të Çamërisë nuk është
Humane?
Kur ne ngremë zërin e alarmin për marveshjen e Detit dhe
Greqia deklaron që do zgjerohemi nga 6-12 milje dhe Presidenti
3
deklaron që pa bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese nuk
duhet të vazhdojmë me këtë marveshje, e prapë asnjë nuk flet,
megjithë se indiciet për këtë marrëveshje janë alarmante.
Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjeditë dhe
padrejtësitë më të mëdha që I është bërë Kombit Shqiptar,
Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamërisë, disa heshtin e
stigmatizojnë.
Po është për turp o të shitur se jemi shqiptarë po si Ju!
Kur ne denonconim dje në Parlament e sot çdo ditë aktivitetet
antikushtetuese për Vorio Epirin ku dalin deputetë e
funksionarë të lart grekë me flamurin e Zografit, asnjë nuk flet e
asnjë nuk vepron.
Sot një pjesë e Politikës, ajo që tregon vasalitet të vazhdueshëm
ndaj Greqisë hesht.
Një pjesë e mediave hesht dhe është e blerë.
Prandaj jemi në një emergjencë Kombëtare.
Në këto kushte:
I kërkojmë Presidentit të Republikës të mbledhë urgjentisht
Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të vërë në lëvizje të gjitha
agjensitë ligj zbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë
ata që kanë marë para, shumat e qëllimet sepse vetëm në një
muaj bëhet fjalë për 1 milion euro.
Po me vite sa është kjo shumë?
4
I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht
mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e të kërkojë
informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtetë të
fondeve të zeza sekrete të dhëna nga Ministria e Jashtme greke,
Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe
qëllimin dhe ndikimin real, që kanë patur këto fonde në
manipulimin e opinioit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve
shqiptarë.
Ritheksoj që janë 1 milionë euro vetëm për një muaj, e asnjëherë
nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të
derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë
kombëtare.
I kërkojmë urgjentisht Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë,
cilat janë portalet, gazetat, televizionet, gazetarët, biznesmenët,
OJQ-të, që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të
ministrisë së Jashtme Greke, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe
Shërbimit Inteligjent Grek.
Ku u investuan?
Me çfarë qëllimesh?
Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?
Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?
Çpo bën Prokuroria e Përgjithshme, kur dje Prokuroria e Athinës
ka nisur Hetimet për nxjerrje të Sekretit Shteteror?
5
Çpo bën Kryeministri I Shqipërisë, kur dje Kryeministri Grek
del të përgënjeshtrojë e të kërcënojë me nxjerrje të sekretit
Shteteror?
Për sa kohë autoritetet e Tiranës dhe idiotët e dobishëm të
Athinës në Tiranë do të heshtin për këtë skandal të përmasave
Kombetare?
Me këtë rast e ftojmë Ministrin Bushati të vazhdojë të
përshëndesë bashkpunimin e turpshëm me homologun
Kotzias të investuar direkt me Fonde Sekrete në dëm të
interesave Kombëtare të Shqipërisë.
Ne Shqiptarët e Çamërisë falenderojmë e u jemi mirënjohës
mediave patriote shqiptare që kanë vënë alarmin.
Ne Shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë dhe miqtë dhe armiqtë
tanë, e gjitha është Çështje Kohe.
Ju faleminderit!