Idrizi: Rama ndjek agjendë greke, jo shqiptare

Nga biseda e kryetarit të PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi, me gazetaren Beti Njuma në në TV Ora.

“???????? ????????ë ????????????????ë???????????????????????? ????ë ???????????????????????????? ???????? ????????????????????????ë”

Kryeministri Rama ka një marrëveshje të heshtur me Greqinë. Ai nuk kundërshtoi zgjerimin në 12 milje në Jon, mbylljen e brigjeve dhe përcaktimin e tokës bazë. Kjo cenon Zonën Ekonomike Ekskluzive të Shqipërisë. Vetë kryeministri grek ka thënë në parlamentin helen që Greqia po rritet. E nëse ndodh kështu, do të jemi ne ata që rrudhemi.

“???????????????????????? ???????????? ???????? ????ë ????????????????????ë ????’???? ????????????????????????????ë ???????????????????????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????? ????????ë ???????????????? ????ë ????????????????ë”

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria i ka të përcaktuar kufijtë e detit territorial dhe duhet të diskutojë për Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental. Pse ngutet Edi Rama të delegojë sovranitetin dhe integritetin territorial në një Gjykatë Ndërkombëtare? Sllovenia me Kroacinë kanë qenë një një konflikt të ngjashëm dhe kjo e para vendosi me referendum nëse çështja do të shkonte në një palë të tretë.

“???????????????? ???????????????????? ????????????????????????ë ????????????????????, ???????? ????????????????????????????????????”

Rama plotëson agjendën greke dhe hesht për agjendën shqiptare. Janë bërë varrezat e ushtarëve greke në kundërshtim me Konventën e Vjenës, që përcaktonte që ushtarët e rënë në territorin e një vendi tjetër të ktheheshin në vendin amë. Këtë ka bërë Shqipëria me ushtarët italianë, apo Greqia me ata gjermanë.

“????????????????????ë???????????? ???????????????????????????????????? ???????? ????????????????????, ???????? ???????????? ???????? ???? ?????????????????????????????????????????!”

Shumë zona tërësisht shqiptare rrezikojnë të marrin statusin e minoritetit. Në kushtetutën e Shqipërisë e drejta e heqjes së shtetësisë bëhet me kërkesë. Në ligjin e ri për minoritetet Shqipëria doli me 9 minoritete. Si ka mundësi, që Shqipëria që ka gjysmën e territorit jashtë kufijve të sotëm politikë na del me 9 minoritete?

“???? ???????????????????? ???????????? ???????? ????ë ????????????????????…”

Pse u hoq koncepti i zonave minoritare të aprovuar që në kohën e Zogut. Sipas së drejtës ndërkombëtare, të drejtën e diskriminimit pozitiv e kanë zonat ku ka përqëndrim të minoritetet në kufi me shtetin amë. Duke hequr konceptin e zonës, atëherë minoriteti grek mund të dalë në Kukës. Tani Greqia me vendim të qeverisë së saj Vlorën, Konispolin, Përmetin e shumë zona të tjera i shpall si minoritare. Pra, kush do të kërkojë kartën e homogjenit mund të fitojë shtetësinë greke.

“???????????????? ???????????????? ???????????????????? ????ë???? ???????????????????????????????? ???? ???????????????????? ????????????????”

Pasi Rama mbaroi punë me varrezat, hoqi çështjen çame nga programi qeverisës në kundërshtim me rezolutën e parlamentit shqiptar, pasi po lejon zgjerimin e Greqisë në Jon, nuk mund të themi që e keqja ka mbaruar. Alarmi që dua të ngre është që Greqia po kërkon që në censusin e radhës të vitit 2021 të deklarojë si grekë edhe qytetarë në Vlorë, Përmet, etj., pra në vijën “e famshme” të Vorio Epirit.