Reagim i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi për takimin Bushati-Kotizas

Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që “të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina”. Nëse ky lajm është i vërtete, po ju kujtoj që çështja Çame është dhe mbështetet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.