Doda në Nova Media: Pandëshkueshmëria në Shqipëri duhet të marrë fund

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ishte e ftuar nga gazetari Arian Asimi në “Nova Media”. Ndër të tjera, znj. Doda përcolli mesazhet e mëposhtme:

  • “Michele Obama ka thënë që sa më poshtë të bien ata, aq më lart ngrihemi ne. Çdo sulm që vjen nga Rama, që ka prekur fundin e fundit njerëzor, të lartëson. Ai nuk sulmon gratë që nuk i prishin punë, që i ka poshtë këmbëve, ai sulmon njerëzit që ka përballë dhe njerëzit që ka frikë. Sulmi ndaj meje erdhi pasi unë deklarova që pandëshkueshmëria duhet të marrë fund në këtë vend”.

  • “Shqiptarët e dinë shumë mirë që investimet e Rilindjes janë ato të punëve në 3D, duke e shitur idenë si një realitet. Kur vjen pune për të ngrënë, për të pirë apo për t’i dhënë ushqim fëmijëve, nuk ushqehemi dot virtualisht ose 3D. Do duhet të kemi të mira materiale të vërteta. Problemi është që ata vjedhin ditën për diell, nuk i bëjnë vjedhjet në 3D siç bëjnë me investimet”.

  • “Po ju kujtoj edhe gënjeshtën e fundit të këtij flames, që kur doli bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës thoshte se do bashkonte Akademitë e Shkencave dhe do të kishim një Akademi Kombëtare. Këtë ia ka propozuar Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në fakt deri më sot nuk është bërë asgjë, e vetmja gjë që bëri ishte se e mori nga Facebooku jonë dhe e tha ne televizor”.


https://youtu.be/A4gAhzrAHgM?t=1776