Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë për dhënien e statusit “Varrezë Monumentale” për varrezat e Kllogjerit në Konispol

Në ditën e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Shoqata
Çamëria i ka bërë kërkesë Këshillit të Ministrave që ti japë statusin
“Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë”, varrezave të
Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend ndodhen eshtrat e më shumë se
2900 shqiptarëve të Çamërisë, të cilët 74 vite më parë, u larguan me
dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.