Doda: Rama, je nje e keqe më e madhe se tërmeti dhe se pandemia

Llaxorja e lagjes hapi gojën… tani e paska zënë edhe me gratë… në fakt për ty s’do harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta… një langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël, njerëzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si më i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë.

Je i mjerë o i zi… je i mjerë, se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde… pushtetin. Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton të fyhet e përgojohet… je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë…

Kam një lajm për ty. Unë nuk marr përsipër të të lidh ty me zinxhirë… është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi…, por marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgoj prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi.

Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije, por ke një datë limit sot… 25 prillin.

Pas kësaj, ti jo vetëm do jesh humbës, por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend.

Shpresoj fort që atë dite nuk do na sjellësh raportin mjeksor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua, sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.