Doda: Komuniteti çam i mbledhur rreth PDIU-së; Rilindjes i është çarë gardhi

  • Drejtorët të cilët kanë kaluar në listën e zotit Veliaj janë të vetmit njerëz që ai ka mundur të marrë sepse mesa duket iu ka ofruar çmimin që kishin. Sa i përket pjesës tjetër të komuniteti të shqiptarëve te Çamërisë, mos kini asnjë dyshim, sondazhet e tregojnë, takimet tona në terren e tregojnë, ata janë absolutisht pjesë vitale e PDIU-së. Ata e dinë që kanë një kauzë dhe kanë një parti politike, e cila mbron çështjen e tyre dhe çështjen kombëtare.
  • Sa u përket njerëzve të cilët mund të kenë një mendim ndryshe sot nga para katër vjetësh, po ju them që kam struktura të tëra të FRESSH-it nga zona të Tiranës që kanë ardhur me shumë dëshirë dhe thonë kurrë më me njerëz si puna e kryetarit të Bashkisë dhe e kryetarit të qeverisë. Pra ky të kontrollojë njëherë gardhin e tij sepse është çarë prej politikave dhe mënyrës së turpshme të trajtimit të njerëzve.
  • Sulmet janë të gjitha të llogaritura sepse mandatet tona janë mandatet e fitores së opozitës. Kaq është historia e tyre: pra nuk kanë hallin e Çamërisë, sepse po të kishin hallin e Çamërisë, të paktën do ta kishin bërë atë Sheshin “Çamëria” që ka tetë vjet që ua kanë premtuar komunitetit Çam.
  • “Tirja i madh” i qeverisë heq Çështjen Çame nga programi i qeverisë, shet 12 miljet e detit, bën ligje që e nxjerrin Shqipërinë me 9 minoritete. Ndërkohë nderon varrezat e ushtarëve grekë me ceremonial shtetëror, ndërsa tek varrezat e e shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer nuk ka shkuar akoma të vendosë një tufë lule. Të shkojë njëherë sepse ata janë shqiptarë që kanë humbur jetën në nje akt genocidial. Por më e rënda është tendenca për të hequr emrin e Çamërisë nga tekstet e historisë. Deri këtu ka shkuar ky, deri në akte kundër shqiptarëve të këtij komuniteti…