Dita Ndërkombëtare e Gruas, PDIU: Mbështetje për gratë në vendimmarrje
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas shprehim vlerësimin e mirënjohjen e madhe për aktivizmin dhe kontributin e grave dhe vajzave për zhvillimin e vendit tonë.
Gratë shqiptare kanë zhvilluar sipërmarrje të suksesshme në disa sektorë dhe po mposhtin stereotipet gjinore përmes arritjeve të tyre në fushën e artit, biznesit dhe botës akademike.
Përdorimi i ekspertizës së tyre është thelbësor për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.Po ashtu, dëshirojmë të shprehim angazhimin e PDIU-së për të mbështetur fuqizimin e grave, që shpesh në rrethana jashtëzakonisht të vështira, përballen me pengesa të vazhdueshme për pjesëmarrjen e tyre politike.
PDIU mbështet përpjekjet për të kapërcyer këto pengesa dhe gjykon që avancimi i pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e qeverisjes është një hap që duhet ndërmarrë përtej kuotave gjinore.
Ne do të vazhdojmë të punojë për përfshirjen e mëtejshme dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar.
Gëzuar 8 Marsin grave, vajzave, nënave dhe motrave tona! Shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e hijeshi!