20 shkurti, Mesila Doda bashkëbisedim me të rinjtë

Në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët e Klubit të Patriotëve të rinj.

Znj. Doda, e cila ka qenë edhe protagoniste e Lëvizjes së Dhjetorit, u shpreh se “çdo 20 shkurt na kujton që diktaturat nuk bien vetë, por duhen rrëzuar” dhe se është pikërisht rinia burimi i dinamizmit dhe potencialit tonë për ndryshim”.

“Sot është një ditë refleksioni për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshojmë për të rinjtë, por edhe pjesën tjetër të popullsisë. 30 vite pas rrëzimit të sistemit komunist, ne hapim negociata çdo vit, por jemi ende larg ëndrrës sonë të “Shqipërisë si githë Europa”, u shpreh znj, Doda.

Shqetësimit të të rinjve mbi situatën e rëndë në arsim, mungesën e meritokracisë në punësim, që i detyron ata të largohen nga vendi, znj. Doda iu përgjigj me disa zgjidhje nga politikat programore të PDIU.

“Shqipëria që prodhon është “leva e Arkimedit” për të ndryshuar vendin, për të shpëtuar ekonominë nga falimenti, për të ndaluar varfërinë endemike, dhe për të mbajtur të rinjtë në vend”, theksoi ajo.

Gjatë takimit, znj. Doda bëri një rezyme të politikave programore të PDIU-së për rininë, arsimin dhe teknologjinë, duke vënë theksin në politikat inovative që hapin rrugën për zhvillime të prekshme ekonomike dhe sociale për të rinjtë dhe shtresat e tjera në vend.