Mesila Doda: Ramën se shpeton dot më asgjë sepse tani përfundimisht PS është në Opozitë bashkë me ne, dhe në pushtet është vetëm Rilindja

Sot Shqipëria është zgjuar me lajmin e dorheqjes së Ministrit të
brendshëm Fatmir Xhafaj, ministry I dytë I brendshëm që akuzohet
për përfshirjen në trafikun e drogës. Në cilindo vend demokratik ky
do ishte konsideruar një akt normal pas akuzave të përfshirjes së
familjarëve të tij të afërt në trafikun e drogës, por sot pas kaq e kaq
muajsh këmbëngulje për tu gozhduar në karrigen e ministrit, ky akt
është vetëm fillimi I fundit të dëshpëruar të krimit të instaluar në
pushtet.
Personi përgjegjës që kanabizoi vendin dhe është strateg I krimit
electoral, është vetë kryeministri I vendit Edi Rama ndërsa Ministrat
e tij të brendshëm Xhafaj dhe Tahiri, kanë qenë vetëm vegla në
arritjen e objektivave të tij me pasoja të rënda për vendin.
Qysh prej dy ditësh ka dalë hapur përpara shqiptarëve e vërteta e
zgjedhjeve të qershorit 2017.

Dhjetëra banda elektorale në të gjithë vendin, kanë vepruar me
urdhër politik duke u sjellë si një rrjet i vetëm kriminal me qëllim
dhënjen e pushtetit politik Edi Ramës.
Ky është thelbi i krizës së sotme politike ndaj këto përgjime dhe
arreste të grupeve kriminale rrëzojnë njëherazi çdo pikë legjitimiteti
me të cilin mbrohej qeverisja deri tani.
Pas raportit të OSBE që theksonte se 20% të votave ishin blerë e
tjetërsuar, sot gjendemi përballë provave që tregojnë se kjo është
një qeveri e pavotuar dhe është krijuar e ekziston ende më vota të
blera e të rrëmbyera.
Kjo është pikënisja e kësaj krize që sot përkthehet në një ekonomi
që po sakatohet e shkon si detyrim në duart e krimit, I cili mban
peng qeverisjen që I dha votat, dhe sjell për shqiptarët varfëri,
skamje e zbrazje masive të vendit nga të rinjtë, të rejat dhe familjet
shqiptare.
Përballë këtij skandali, PDIU mbështet çdo veprim të opozitës së
bashkuar për të krijuar klimën e favorshme dhe siguritë e
domosdoshme për ndryshimin e pushtetit politik të sotëm që është
bazuar dhe ka perfeksionuar blerjen dhe manipulimin e votës, një
sistem që ka ngritur Rilindja e Edi Ramës në bashkpunim me bandat
elektorale të vendit.
Kujtojmë që janë 76.000 vota të PDIU që sot nuk kanë asnjë
përfaqësim, tre mandate të blera nga kjo maxhorancë dhe të paktën
dy të tjera që janë zhdukur me urdhër politik, ndaj kjo masakër
elektorale mbi PDIU që kemi muaj që e sjellim përpara opinionit,
verifikohet në përgjimet e bandave dhe krerëve politik të rilindjes.

PDIU mbështet kërkesën për ndryshimin e pushtetit qendror dhe
vendor nëpërmjet votimeve reale njëherazi dhe kërkon sot largimin
e personave që inspiruan, egzekutuan dhe vodhen votën e
shqiptarëve nëpërmjet një masakre të vërtetë elektorale.
Sot çdo pikë legjitimiteti i Edi Ramës kryeministër ka rënë, por
sistemi që ai ka ngritur nuk do lejojë kurrë zgjedhje normale në
vend.
Ndaj është urgjente që të çmontojmë një sistem kriminal që ka
shkatërruar çdo besim tek vota e lirë dhe që ka uzurpuar sot çdo
segment të institucioneve shqiptare me partine-shtet.
Ramën se shpeton dot më asgjë sepse tani përfundimisht PS
është në Opozitë bashkë me ne, dhe në pushtet është vetëm
Rilindja dhe kryerilindasi Edi Rama.

Të RejatMesila Doda: Ramën se shpeton dot më asgjë sepse tani përfundimisht PS është në Opozitë bashkë me ne, dhe në pushtet është vetëm Rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *