Shpëtim Idrizi: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”? Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.

Të nderuar shqiptarë, miq e patriotë, por dhe ju, të shitur e
shpifës, që mezi pritët me dorën e gojën e prishur, të peshkonit
emrin tim në listën e bëre nga gjakprishur nga fuzioni I gjakut të
Asfalisë Greke.
Dje kam parë e dëgjuar gjithë ditën me pezm, dhimbje, neveri e
përcmim, se si lukunia e ujqëve, çakenjve, hienave, brejtësve,
vraponin si të marrë pas një lajmi të fabrikuar nga Asfalia Greke
dhe pjella e saj, I vetquajturi president, kryeministër I
Republikës së Çamërisë, mashtruesi, sharlatani, burgaxhiu i
dënuar me vendim gjykate si hajdut, Festim Lato, ku unë
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së gjendesha në një listë, që
asnjë su ul ta shihte nga vinte, së bashku me Noizin e Olta
Gixharin dhe emrat më domethënës të medias, po dhe me shumë
analistë, se kishim marrë para nga Greqia…
Për çfarë? Që të luftonim Greqinë?!
Për çfarë???
Po ju drejtohem të gjithë atyre që kishin kënaqësinë e hidhur ta
“besonin”. Po si nuk e hapët një herë të shihnit cili është portali
që fabrikoi lajmin???

https://taulantribe.blogspot.com/2018/10/ja-kush-ka-perfituar-
para-nga-greqia-
ne.html?m=1&fbclid=IëAR1sT8rvPzhK73HQoRdmS67ttlCqy-
e0EOXZeVCiYN_zkCn3fHN8kT5MS3I

Po të shpenzonit një sekondë të kohës tuaj, e shumë më pak se
sa duhej për tu ngazëllyer për “tradhtarin”, që ja u servirën me
kokën në tepsi do shihnit, se lajmi është i mashtruesit dhe
agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe
SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, I cili për bëmat e tij të
mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri.

Për të gjithë JU që u mërzitet, u zhgënjyet dhe u “ngazëllyet”
nga ky lajm, si nuk e hapët  linkun e gazetes greke “Eleftheri
Ora” dhe të merrnit mundimin të shihnit se ky lajm është I rremë
dhe nuk egziston fare në gazetën greke.
https://www.elora.gr/portal/

Po më flagrantja dhe më e rënda është fakti që gazetat “Tema” e
“Dita” dhe portalet “Jeta osh Qef”, “Pamfleti”, në kundërshtim
të plotë me çdo etikë e profesionalizëm para se ta botonin gjithë
qejf këtë lajm, nuk bënë minimumin e vërtetimit të burimit të tij,
të shihnin nga vinte dhe çfarë është blogu
“taulantribe.blogspot.com”, apo minimumin  e profesionalizmit
të një gazetarie normale, të gjenin burimin, të hapnin e të
përkthenin artikullin (që nuk ekziston në gazetën greke), ku ne
zbuloheshim si agjentë, e se aty ishin goxha emra…përvec Noizit

e Olta Gixharit, që s’di pse ishin në këtë listë (e që të më falin që
po u përmend emrin), ndoshta për ta bërë më të besueshme këtë
listë me “Agjentë të Greqisë!!!
Asnjë gazetë, portal apo gazetar nuk e bëri këtë minimum të
profesionalizmit në gazetari.
Pse nuk e bënë është pyetja që vjen natyrshëm?
Me këtë po merren përfaqësuesit e mi ligjor, sepse ndërkohë që
dje shihja maskaradën e turpshme, e “shqyhesha” nga të marrët
e “patriotët”, krejt i qetë angazhova përfaqësuesit ligjor për të
përgatitur  përgënjeshtrimin e lajmit nga ata, e më pas kallzimin
për në Prokurorinë e Tiranës, për marrokët e shipfjes, në rastin
më të mirë.
Por ta harojnë ata që mendojnë se mund të më zhvendosin  nga
qëllimi im kryesor, hapja e hetimeve nga Prokuroria për fondet
sekrete të dhëna nga Greqia, për të deformuar dhe manipuluar në
interes të shtetit grek, antar i BE-së dhe I Natos, opinionin
publik shqiptar, në favor të Greqisë.
PDIU do të bëj kërkesë e kallzim në Prokurorinë e Tiranës, për
të vënë në lëvizje organin e akuzës që të hetojë, të vendosë para
përgjegjësisë penale të gjithë ata të shitur në media, gazetari,
portale, biznese, OJF, që kanë vite që paguhen nga Athina
zyrtare dhe Asfalia Greke, siç e ka pohuar dhe vetë Kotziasi dhe
Tsiprasi, por edhe  Prokuroria e Athinës, që ka hapur hetimet për
nxjerrje të sekretit shtetëror.
S’do të rresht së kërkuari Presidentit të Republikës të mbledhi
Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vënë në lëvizje organet
ligj zbatuese, Shërbimin Informativ Shtetëror, Shërbimin

Iformativ të Ushtrisë, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, etj, për të
hetuar personat që janë financuar vetëm në muajin Tetor me 1
Milon Euro, e imagjinoni me vite e vite me radhë sa miliona
euro janë shpenzuar, por edhe arsyet, qëllimet dhe dëmi që i
është shkaktuar Sigurisë Kombëtare dhe interesave sovrane të
Shqipërisë.
A doni një shembull “par excellence” të manipulimit të
kollajshëm të një pjese të opinionit publik Shqiptar?
Pikërisht rasti i djeshëm, ku portali anonim i një agjenti të
Asfalisë Greke fabrikon një listë me emra. Ai përmend që e ka
marrë  lajmin nga një media greke
“https://www.elora.gr/portal/”, ku në fakt një lajm I tillë po të
kërkosh, nuk egziston. Dhe asnjë se verifikon dhe sulen të gjithë
në babëzië e marrëzisë, se na doli që ka marrë para dhe kryetari i
PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ej a jeni në vete, a mendoni pak?
Unë kam marrë para që të luftoj bashkë me PDIU-në e Shoqatën
“Çamëria” çdo ditë për të DREJTAT E SHQIPTARËVE TË
ÇAMËRISË?!
Sipas jush jemi financuar nga Greqia, për çfarë???
-Për të folur çdo ditë për Çamërinë e për të trimëruar politikën
shqiptare, që merr vrapin ose bie në gjunjë sapo dëgjon fjalën
Greqi?
-Për të nxjerrëm e zbatuar Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë
për Çamërinë?
-Për të bërë Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900
pleq, gra e fëmjë?

-Për ta çuar Çështjen Çame në Bruksel e të kërkonte edhe
komisineri Hahn përfshirjen e saj në bisedime me Greqinë?
-Për të bërë Amendamentet në ligjin e Censusit në vitin 2010, që
i hoqën mundësinë Greqisë të nxirrte nja 300 mijë shqiptarë e ti
bënte grekë në origjinë, siç bëri  mijëra homogjenë e u ndërroi
dhe emrat?
-Për të ndërhyrë në Reformën Teritoriale dhe për të lënë
Bashkinë e Çamërisë (Konispol), Bashki e përjetshme shqiptare
dhe barrierë ndaj shovinistëve të Vorio Epirit?
-Për të mbushur Bulevardin e Tiranës e Prishtinës me flamuj
kombëtar e logon e Çamërisë?
-Për të bërë me qindra e mijëra aktivitete, për të ruajtur e
mbajtur gjallë dashurinë për Çamërinë, e nevojën për drejtësi?
-Për të organizuar me qindra promovime librash, muzeumesh,
kumtesa, aktivitete kulturore për Çështjen e Genocidit te
Shqiptarëve të Çamërisë?
-Për ta mbajtur në këmbë Parlamentin Shqiptar për Çështjen
Çame, ku për 8-vjet askush nuk pipëtiu kundër nesh sa ishim në
atë sallë, e sot me 76 mijë vota shqiptarësh na sulmuan, na
vodhën mandatet, e nuk jemi më në parlament?
-Për të gjitha këto më paguan grekët?

Për të gjithë ata që e çuan në cep të mendjes kam vetëm një
pyetje: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të
marrë se gjetët “tradhëtarin”?
Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.
Çamëria pati fatin e keq që u sakrifikua se ishte në skajin më
jugor të Shqipërisë, që të kemi këtë Shqipëri Politike të mbetur e
gjymtuar sot…

Ju garantoj vetëm për një gjë, që nuk do të rresht së punuari për
Çamërinë, tani akoma dhe më me shumë forcë e inat!
Ne nuk Harrojme!!!

Të RejatShpëtim Idrizi: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”? Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *