Reagim i PDIU-së, për deklaratën e Bushatit që falenderon Kotzias

Ministri ynë i Jashtëm paska shprehur falenderimin për Ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falenderon homologun e uzos dhe të Zorbës ministri ynë? E falenderon për varret e ushtarëve grek që sot ngrihen në territorin tonë megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tonë që u therën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr? E falenderon për marrëveshjen e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindjes së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar, duke vazhduar kësisoj politikën e diskriminimit ndaj nesh? E falenderon për marrëveshjen e ujrave për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujrat tanë duke zgjeruar të vetat nga 6-12 milje? E falenderon se mos hoqi ligjin e luftës, e sot ministri ynë bën sikur harron se po falenderon ministrin e një shteti me të cilin është zyrtarisht në luftë? E falenderon se bertiste që çeshtja Çame nuk ekziston e që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtor me nazismin? E falenderon se po punonin bashkë për të hequr termin Çameri nga tekstet shkollore shqiptare?

Por Çameria, duhet ta dini që do jua ngrijë buzeqeshjen në buzë njësoj si Kotziasit. E drejta e nëpërkëmbur e shpirtrave që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre, është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhetie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballe armiqve e në krah të miqve. Ne nuk harrojme!!!

Të RejatReagim i PDIU-së, për deklaratën e Bushatit që falenderon Kotzias

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *