Promovohet libri “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”

Në promovimin e librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike
shqiptare”, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u shpreh se nuk mund të
bëhet kompromis me çëshjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të
Çamërisë.
“Ne shqiptarët e Çamërisë nuk mund ti pranojmë esadistët e rinj që dalin
dhe flasin për historinë dhe për të kaluarën tonë, sepse nuk bëhet
kompromis me çështjen çame. Nuk mund të bëhet kompromis me
çështjen kombëtare.
Historia e këtij vendi ka parë shumë esadistë, të cilët asnjëherë nuk e
kanë arritur të zhbëjnë çështjen kombëtare, apo çështjen e shqiptarëve të
Çamërisë. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk na mundi dot Napolon Zerva,
ne nuk na i shkuli dot rrënjët dhe nuk na ndau nga dashuria për atdheun
tonë, as regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe ta harrojnë se mund ta
bëjnë sot pinjollët e tyre”, – tha kryetari i PDIU-së.
Z.Idrizi theksoi se është e pafalshme që qeveria shqiptare nuk i
përgjigjet akuzave të Presidentit grek për shqiptarët e Çamërisë.
“Është e pafalshme dhe kemi kaq kohë që presim që Presidentit të
Greqisë ti përgjigjet Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë, ti
përgjigjet ministri i Jashtëm, sepse është e pafalshme për qeverinë
shqiptare, është e pamoralshme për politikën zyrtare shqiptare, që
Presidenti i Greqisë shkon pikërisht në Paramithi, aty ku më 27 qershor
të vitit 1944, filloi masakra mbi shqiptarët e Çamërisë dhe u masakruan

680 gra, burra, pleq e fëmijë dhe hedh akuza të cilat nuk qëndrojnë. Si
është e mundur që asnjë zyrtar i qeverisë shqiptare nuk ka një përgjigje
për ti dhënë Presidentit grek? Presidentit të Greqisë i jep sot përgjigje
Sali Bollati, i lindur në Çamëri, por i dëbuar që aty. Sali Bollati është një
nga korifenjtë e historisë Çame, që me punën e tij motivon çdo shqiptar
të Çamërisë, duke filluar që nga fëmijët që lindin sot. Vepra e Sali
Bollatit është një përgjigje e drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që mendojnë
se mund të bëjnë kompromis me çështjen kombëtare të shqiptarëve”, –
theksoi Shpëtim Idrizi.

Autori i librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”,
Sali Bollati u shpreh se: Ky libër tregon vazhdimin e historisë së
shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.
Një prej tyre jam unë dhe sot endërra ime dhe e të gjithë shqiptarëve të
Çamërisë, është të kthehemi në trojet tona.
Në promovimin e librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike
shqiptare”, ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan
Sejko, i cili tha se: Sali Bollati është një ndër themeluesit e Shoqatës
Çamëria, që nuk rresht së punuari për të çuar përpara drejt zgjidhjes
kauzën tonë. Promovimi i historisë, kulturës, traditës, por edhe dialektit
të bukur të shqipes së folur në Çamëri, është misioni ynë, i pandalshëm
për të gjithë brezat. Zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë, është
çështje kohe.

Të RejatPromovohet libri “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *