Idrizi: Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU-së:

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga
deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias
dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë: “:
… jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm
çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën
shqiptare për Çështjen Çame…”.
Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes
olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu
për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një
takim urgjent për të na sqaruar ne dhe opinonin publik:

1. Çfarë është biseduar me palën greke për zgjidhjen e
Çështjes Çame dhe sa është zbatuar “Rezoluta për
Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i
detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme?

2. Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të
reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës
“Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të
Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur
nderkohe qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen
për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë
në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

3. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit
në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri
që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një
herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës?
Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventes
Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lëvizjes së lirë të
qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”.

4. Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet
Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të
ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare?

5. Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore
të shqiptarëve të Çamërisë?

6. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të
Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për
gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të
atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë
dhe përse?

7. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e
përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e
statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e
shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në
trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë patur në vitin 1927
në Greqi.

8. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e
Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës
Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa
konsullatave greke në Jug të Shqipërisë?

9. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e
Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve
të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë?

10. Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet
mikse për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe
apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore
historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”?

11. Çdo të thotë për intersat e sovranitetit dhe integritetit
Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të
jetë më e mirë se e para?
Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që
do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12
milje?
Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se
e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të
mbetet e saj.

12. Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e
kufijve tokësorë dhe marrëveshjen për administrimin e
zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura
ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk
e ka ratifikuar ende?

13. A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos
funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i
Marëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit
subjekteve të interesuara sic eshte dhe PDIU për ta
kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese?

14. A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar
asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një
detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e
shtetit të Kosovës?

15. A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me
kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të
Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të
Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë
të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar
nga etja, uria e sëmundjet.

16. A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë
marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend
që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës?

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije
opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin
Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura
më sipër:
– Ne do të ndërmarim të gjitha hapat e duhura ligjore e e vene
para pergjegjsise ligjore e morale , si dhe do të intesifikojmë e
do të radikalizojmë qëndrimin tone, ndaj çdokujt që mendon
se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të
Çamërisë.
Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave
tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo ,që mendon se
çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që
nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.
Shoqata Cameria dhe PDIU urojne shume qe ky vit per
Shqiptaret te jete veretete viti I Skenderbeut dhe jo I Hamzait e
Esad Pashes se radhes …

Të RejatIdrizi: Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *