Shpëtim Idrizi: Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Reagim i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi:

Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Çamëria zgjidhet nga burra shteti me dinjitet Kombëtar!

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparenc nga Bushati, deri më
sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për
Çamërinë nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.
Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen
mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.
Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e
tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen
me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë
vendlindjet në pasaportat Shqiptare.

Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për
mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me
bukë në gojë pabesisht.
Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në
Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa
qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët
në Çameri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status
që e kanë patur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorrën Shqiperinë me 9
minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e
Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit
Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të
minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që
u krijua falë deputëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një
kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që
po egziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të
hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e
dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e
ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në
Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot
as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e
detar, kufijë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që
Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do
zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapesirën detare.
Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para.
Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i
Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me
këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë.

Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e
qëllimshme

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i
përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët,
duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për
herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe
për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me
heshtjen e tij.

Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhëtojë Çamërinë, ne
do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të
produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë
Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

Të RejatShpëtim Idrizi: Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *