Java Çame, prezantohet libri “Kongresi Antifashist Çam”

Në kuadër të Javës Çame është prezantuar libri "Kongresi Antifashist
Çam" nga Hektor Sejko, që tregon pjesë nga historia e shqiptarëve të
Çamërisë. I pranishëm në prezantimin e librit ishte edhe kryetari i PDIU-
së, Shpëtim Idrizi.
Z.Idrizi u shpreh se shqiptarët e Çamërisë zgjodhën të ishin partizanë me
pushkë në dorë ndaj pushtuesit.

“Kongresi Antifashist Çam” i Hektor Sejkos rrëfen me fakte, dëshmi,
fotografi, materiale dokumentare, korrespodenca se shqiptarët e
Çamërisë, jo vetëm që kanë qenë të rreshtuar në bllokun antifashist, por
kanë qenë të organizuar më së miri në formacione të rregullta të
rezistencës antifashiste, madje në to ishin të përfshirë djemtë, vajzat të
parët e dyerve më të mëdha të Çamërisë. Ky libër i Hektor Sejkos, vetëm
sa i bën me dije këto fakte kokëforta, të cilat padyshim nuk janë të reja,
apo të panjohura. Në fakt, është detyrë patriotike t’i mbledhësh dhe t’i
tregosht sot, kur Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar prej 70 e ca vjetësh,
por ende mes dy vendeve ka një Ligj Lufte. Ky libër shbën dhe e

zhvlerëson gjyqin e montuar të Janinës të vitit 1946, ku janë dënuar pa
qenë të pranishëm shqiptarët e Çamërisë si kolaboracionistë. Prej këtij
gjyqi na dalin bashkëpunëtorë të pushtuesëve nazistë fëmijë dhe të
mitur. Besoj se e keni lexuar librin e Nexhat Mërxhushit “Unë, 9-vjeçari,
që “bashkëpunova” me nazifashistët”. Ma merr mendja se mjafton kjo
dëshmi për ta kthyer qesharak atë gjyq që na e tund Kotzias si argument
historik. “Kongresi Antifashist Çam” i Hektor Sejkos na tregon se
shqiptarët e Çamërisë nuk kanë qenë asnjë ditë bashkëpunëtorë të
pushtuesëve nazi-fashistë, madje kanë lënë jetën heroikisht për të ndalur
çizmen hitleriane në tokën e tyre dhe më gjerë. Këtu, në këtë libër nuk
ka patetizëm, romantizma, por fakte, dëshmi, të cilat nuk hanë diskutim,
nuk vënë në dyshim se si kanë qëndruar të parët tanë dhe cila ka qenë
zgjedhja që ata kanë bërë në ato kohë shumë të vështira. Gjyshërit dhe
prindërit tanë zgjodhën të ishin partizanë me pushkë në dorë ndaj
pushtuesit, zgjodhën të ishin në aleancën perëndimore antifashiste,
zgjodhën atë rrugë që kërkojmë të zgjedhim ne sot, pro që shpesh has në
pengesa të pakalueshme prej keqeverisjes, por edhe sjelljes kokëulur
ndaj fqinjëve që gatuajnë gjithë këto të liga. “Kongresi Antifashist
Çam” i Hektor Sejkos na shërben neve për të ripërsëritur historinë tonë
dhe për të qenë krenarë për etërit tanë, aq krenarë sa ta çojmë amanetin e
tyre për Çamërinë deri në fund. “Kongresi Antifashist Çam” i Hektor
Sejkos u shërben të rinjve që ta mësojnë siç duhet historinë e Shqipërisë.
“Kongresi Antifashist Çam” i Hektor Sejkos u shërben dhe diplomatëve
të sotëm shqiptarë që të dinë se me kë dhe si ulen në bisedime, sepse nuk
ka një shqiptar të vetëm të Çamërisë të ketë bashkëpunuar, ashtu si ka
ndodhur me Napoleon Zervën apo me gjyshin e Nikos Kotzias”, – tha
z.Idrizi.

Autori i këtij libri, Hektor Sejko tha se: Me këtë libër të rinjtë dhe çdo
shqiptarë do të mund të mësojnë më shumë për historinë e Çamërisë.

Të RejatJava Çame, prezantohet libri “Kongresi Antifashist Çam”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *