Çelet ekspozita “U’ e dua Çamërinë”, Shpëtim Idrizi: Asnjë nuk duhet ta mbulojë me harresë Çamërinë

 

Një grup piktorësh nga Shqipëria kanë shkuar në mënyrë të fshehtë në
Çamëri, duke sjellë prej andej pikturat nga Çamëria sot. Këto piktura
janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojnë aty
deri në 27 qershor. Në hapjen e ekspozitës “U’ e dua Çamërinë”,
kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se të gjithë shkojnë dhe e shohin
Çamërinë sot, por asnjë nuk duhet ta mbulojë atë me harresë.

“Një vlerësim të madh për këta piktorë të nderuar, që na sollën Çamërinë
me një vlerë tjetër të jashtëzakonshme. Ne e dimë shumë mirë që këngët,
vallet dhe historia kanë qënë të gjalla. E kemi sjellë Çamërinë gjatë
gjithë kësaj jave, për të luftuar paradigmën e harresës. Ne të gjithë na
kujtohet vallja e “Osman Takës”, kënga e “Tumankuqes”, apo shumë
valle dhe këngë që kanë ngelur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Kësaj
radhe donim ta sillnim Çamërinë ndryshe. Çamërinë e bukur, të
jashtëzakonshme, që kushdo që shkon dhe e shikon e kupton se sa e
bukur është. Por edhe Çamërinë ashtu siç e kemi lënë ne, me shtëpitë e
rrënuara dhe portat të cilat presin të zotët e tyre.
Të gjithë shkojnë e shohin Çamërinë dhe bukuritë e saj. Të gjithë
shkojnë dhe takojnë shqiptarët e Çamërisë, që flasin shqip, por asnjë nuk
duhet ta mbulojë Çamërinë me harresë”, – tha kryetari i PDIU-së.
Disa prej piktorëve që shkuan në Çamëri treguan se do të rikthehen
përsëri aty, për shkak të bukurive që kanë parë.

Të RejatÇelet ekspozita “U’ e dua Çamërinë”, Shpëtim Idrizi: Asnjë nuk duhet ta mbulojë me harresë Çamërinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *