PDIU dënon deklaratat e anëtarit të KQZ

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, deklaroi sot se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0.1 përqind. Ky është rasti kur anëtari i KQZ sillet si militant partie, dhe jo si komisioner e administrator i procesit.

Ne po presim verifikimin e të gjithë procesverbaleve dhe rezultatin
përfundimtar për të bërë me dije pozicionin tonë ligjor dhe në gjithë informacionet që ne kemi, ky është mandati i PDIU-së. Anëtari i KQZ nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të vetē KQZ, që ka 5 ditë që nuk i hedh të gjithë të dhënat në sistem. Kemi pritur deri tani certifikimin e të dhënave sipas procesverbaleve, proces i cili ka nisur me korrektësi, sipas Kryetarit të KQZ.

PDIU dënon deklaratet e anëtarit të KQZ që prononcohet pa dalë rezultatet e vetë KQZ. I kujtojmë që është vendosur në atë post nga një parti politike, por për të administruar vetëm sipas Kodit
Zgjedhor, votat e shqiptarëve.

I bëjmë thirrje KQZ të mos sillet si
trupë partiake, por si administratorë të betuar për administrimin e votave të shqiptarëve bazuar vetëm në Kodin Zgjedhor.

Të RejatPDIU dënon deklaratat e anëtarit të KQZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *