Voton kryetari i PDIU-së, Idrizi: Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre

 

 

Mesazhi i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi, pas votimit:

 

Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin. Të gjithë atyre që kanë agjëruar, zoti ja pranoftë dhe le të jetë kjo një ditë dhe një moment i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Sot i gjithë fati i shqiptarëve ndodhet në duart e qytetarëve. Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre, sepse është dita ku qytetari e ka në dorë fatin e vet.

Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan ti blejnë me një thes miell, apo me para.

Dua ti bëj thirrje të gjithë bizneseve, që me punën e tyre zhvillojnë Shqipërinë, që të mos intimidohen nga ata që deri dje i kanë quajtur kulakë, ndërsa sot i kërkojnë votat masivisht.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të kuptojnë se sot është dita e tyre, sot është dita e demokracisë dhe jam i bindur që qytetarët do të votojnë me zemër dhe mendje për një Shqipëri të drejtë e të barabartë, solidare dhe me një ekonomi të zhvilluar.

Të RejatVoton kryetari i PDIU-së, Idrizi: Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *