PDIU hap fushtën në Durrës, Idrizi: Votoni numrin 13, sepse ne kemi një listë të shkëlqyer kandidatësh

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka hapur fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Durrësit. Në një takim madhështor në Durrës, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark, ku lista kryesohet nga Krenar Lasko.

Z.Idrizi u shpreh se PDIU do të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë një parti me grup parlamentar, që do t’i japi fytyrën e vet politikës shqiptare, do të bëjë presion për ta bërë çdo qeveri shumë më të ndjeshme karshi shqiptarëve dhe shumë më patriotike. Prandaj, unë ju ftoj që të votoni PDIU-në. Votoni numrin 13, sepse ne kemi një listë të shkëlqyer kandidatësh për deputetë në qarkun e Durrësit. Ne jemi partia e atyre që besojnë në Zot, besojnë në pronë, besojnë në familje. Ne jemi parti e kauzave dhe jo parti që kur vijnë në pushtet, bëjnë vetëm pauza e shohin interesin e tyre”,- u shpreh kryetari i PDIU-së.

Z.Idrizi tha se PDIU ka qënë gjithmonë jashtë konfliktit dhe i sheh shqiptarët të gjithë bashkë.
“Ne e shohim që shqiptarët po ikin përditë dhe ky vend po shpopullohet. Politika duhet ta nisë korigjimin nga vetja. Ne kemi detyrim të bëjmë reforma, por së pari politika të shoh deformimin e saj, e pastaj të ketë mundësi të bëj reforma për shqiptarët. Ne nuk po shohim reforma, si nevojë shoqërore për ndryshim.

PDIU ka qenë gjithmonë jashtë konfliktit, jashtë ndasive, jashtë kujtdo që i sheh shqiptarët të ndarë. PDIU është një portë e hapur për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që mendojnë si ne, se kemi “Veç një Atdhe”. Ne padyshim do t’i ngrinim në këmbë djemtë dhe vajzat e Çamërisë për ta çuar çështjen çame në malin e Sizifit. Unë jam i bindur që ne, këtë mal do ta kthejmë në drejtësi për çështjen çame”,- u shpreh z.Idrizi gjatë hapjes së fushatës në Durrës.

Kryetari i PDIU-së iu drejtua një nëne çame, duke i thënë se Çamëria ka vajza dhe djem të cilët do të çojnë në fund amanetin e të parëve.
“Më duhet t’i drejtohem një personi shumë të veçantë, që më ka bërë përshtypje që kur hyra në këtë sallë. Dua t’i drejtohem kësaj Nusë “nënës”. Të lutem çohu në këmbë dhe shiko se sa djem dhe vajza ka Çamëria dhe amaneti yt”- tha Shpëtim Idrizi.

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet të PDIU-së në qarkun e Durrësit, Krenar Lasko tha se: PDIU është konsoliduar si një forcë politke me vizion të qartë. Ne jemi e vetmja parti që bashkon të gjithë shqiptarët. Ne jemi forca që përfaqëson të gjithë ata që kanë “Veç një Atdhe”. PDIU qëndron e patundur në aleancë me shqiptarët, larg konfliktualiteteve dhe larg gjuhës së urrejtjes. Ne kemi në fokusin tonë hallet dhe problemet e qytetarëve.

Të RejatPDIU hap fushtën në Durrës, Idrizi: Votoni numrin 13, sepse ne kemi një listë të shkëlqyer kandidatësh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *