PDIU takim me Forumin e Gruas Fier, Idrizi: Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare

Ne presim të ketë një marrëveshje që të gjitha forcat politike të shkojnë në zgjedhje, për t’ju dhënë mundësinë shqiptarëve të votojnë dhe të zgjedhin. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me Forumin e Gruas të PDIU-së në Fier, për zgjedhjet e 18 qershorit. Në këtë takim ishte e pranishme deputetja Mesila Doda, kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së Vjollca Braho, si dhe kreu i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai.

Z.Idrizi u shpreh se dy forcat e mëdha politike nuk duan të bëjnë marrëveshje, por kanë zgjedhur konfliktualitetin.

“Unë jam i bindur që dy forcat politike nuk duan të bëjnë marrëveshje, ato duan ta mbajnë këtë vend në konfliktualitet. Duan që të na ndajnë në tifoz dhe harrojmë që ne jemi të gjithë shqiptarë. Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare, në mënyrë që qytetarët, që ju zonjat e nderura, të mos kuptoni cilat janë hallet dhe të mos kuptoni cili është roli i politikës. Roli i politikës është arti i kompromisit, arti i marrëveshjes dhe jo arti i konfliktualitetit. Shqipëtarët nuk kanë pse të shkojnë në 18 qershor thjesht për të votuar, por duhen bërë zgjedhje, të ushtrojnë demokracinë një herë në 4 vjet. PDIU jo rastësisht ka dhe numrin 5 në fletën e votimit. Ne jemi të ndarë në 5 shtete dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur gjithmonë bashkimin e shqiptarëve. Sot Kosova po hyn në një palë zgjedhje të sforcuara, shqiptarët e Maqedonisë kanë poblemet e tyre dhe ç’farë po bëjmë ne në Shqipëri? Kaq të vështirë e kemi që të gjejmë frymën e bashkëpunimit. Prandaj unë ju ftoj ta prishim “status quo”-në e dy partive të mëdha, ta prishim kënetën e 27 viteve dhe ti japim zë forcave të reja të fuqishme kombëtariste, që e duan këtë vend”,- u shpreh kreu i PDIU-së.

Shpëtim Idrizi tha se gratë mund të gjejnë një zgjidhje për krizën aktuale.

“Nëse do uleshin drejtueset e forumeve të grave, patjetër që do ta shmangnin konfiktualitetin politik që ka mbërthyer Shqipërinë. Unë jam i bindur që siç ju gratë dini të mirëmbani me gjithë forcën e dashurisë tuaj familjen, po me atë dashuri ju do të dini të mbroni atdheun, sepse ju jeni të parat që mendoni se ne kemi veç një familje, vec një Atdhe. Prania e gruas në politikën shqiptare do të ndryshojë këtë lloj konfliktualiteti. Unë i ftoj të gjitha gratë të mos i rrinë larg politikës, ndryshe politika do të vijë në shtëpitë tuaja.
Për të gjithë ata që duan një Shqipëri ndryshe, për të gjithë ata që duan paqen e madhe sociale, për të gjithë ata që duan një pakt të madh kombëtar, ku ne të mos e shohim veten të ndarë në krahina, të mos e shohim veten të ndarë nga ndasitë politike, apo ato fetare, por të shohim Shqipërinë si një të tërë, sepse ne kemi veç një Atdhe, të votojnë nr.5, të votojnë PDIU-në. Unë ju ftoj juve, grave e vajzave të reja të na besoni dhe të na votoni. Të na votoni sepse ne kemi veç një Atdhe. Kur e kemi krijuar këtë parti, zonjat kanë qënë me gishtat e dorës ndërsa sot janë me qindra mijëra gra e vajza të cilat na janë bashkuar. Prania juaj në këtë sallë tregon se ky vend ka shpresë. Nuk mundemi dot që t’ja lemë Shqipërinë dy forcave politike që e kanë çuar këtë vend në gjithë këto vite, vetëm në konfliktualitet”,- u shpreh kryetari i PDIU-së gjatë takimin me Forumin e Gruas në Fier.

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se gratë duhet të përbëjnë gjysmën e Parlamentit të Shqipërisë, pasi ato mund ti japin zgjidhje konfliktualitetit.
“Së bashku duhet të bëjmë të mundur që të realizojmë që 50% e grave të marrin pjesë në vendimarrje. PDIU ka patur gjithmonë në strukturat e saj dhe në listat e kandidatëve gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria. Gratë duhet të jenë gjysma e vendimarrjes, gjysma e Parlamentit të Shqipërisë, sepse ne jemi gjysma e popullatës në këtë vend. Forca e gruas mund të zgjidhë konfliktualitetin politik. Gratë japin mesazhin që i duhet shumë Shqipërisë, larg luftës, larg konfliktualitetit, pro normalitetit, sepse shqiptarët nuk kanë më nevojë për luftë. Kanë nevojë për paqe, për zhvillim dhe siguri në familjet e tyre. Fitorja e PDIU-së nisë nga Fieri, fitorja do të jetë një valë e madhe që do të hapet në gjithë Shqipërinë, ne do të jemi surpriza e radhës e këtyre zgjedhjeve”, – u shpreh znj.Mesila Doda.

Kryetari i PDIU-së në Fier Nustret Avdullai tha se: Roli i gruas në shoqëri, në familje, është shumë i rëndësishëm, prandaj në listat e kandidatëve për deputet të PDIU-së në Fier dhe në gjithë Shqipërinë janë gra dhe vajza.

Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU- Vjollca Braho, theksoi se “Vitet e fundit gratë dhe vajzat i janë bashkuar forcës tonë poltike, pasi kanë gjetur hapësirë për të qënë pjesë e vendimarrjes”.

Ndërsa kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së Fier, Bruna Cami, tha se: Çdo ditë po na bazhkohen gratë dhe i vajzat nga i gjithë qarku i Fierit, pasi PDIU ka në qendër të vëmendjes së saj familjen dhe Atdheun.

Të RejatPDIU takim me Forumin e Gruas Fier, Idrizi: Konfliktualiteti është instaluar prej 27 vjetësh në politikën shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *